PSG dhe Man.City të interesuara, Koulibaly mund të qëndrojë te Napoli

PSG dhe Manchester City janë larg të barazojnë kërkesat e Aurelio De Laurentiis për Kalidou Koulibaly.

Koulibaly është një nga mbrojtësit me vëmendjen më të madhe në merkato, me skuadra si PSG e Man City që interesohen për të.

Mbrojtësi senegalez është aset i rëndësishëm për Napoli, prandaj kërkesat e presidentit të skuadrës, Aurelio De Laurentiis janë shumë të mëdha.

Sipas ‘La Repubblica’, çmimi që po kërkohet për senegalezin është suhmë i lartë për PSG e Man City.

E përditshmja italiane shkruan se 80 milionë euro nuk arrihen dot nga asnjëra skuadër.

Manchester City raportohej të kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin, por mungon marrëveshja me klubin.

Në rast qëndrimi te Napoli, Koulibaly do të jetë konkurrencë shtesë për Amir Rrahmanin.


Shtuar 20.09.2020 11:21