Ole Gunnar Solskajer me të marrë drejtimin e Manchester United ka bërë disa ndryshime në skuadër.
Por, ato ndryshimet e norvegjezit nuk kanë sjellë lavdi te klubi nga ‘Old Trafford’, i cili nuk po arrin të sfidojë Liveproolin dhe Manchester Cityn.
Te ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë nisjen e një projekti serioz, i cili do të kulmoi në vitin 2023.
Atë vit, Solskjaer pritet që ketë ekipin që dëshiron, duke konkurruar për trofetë më të mëdhenj.
Disa nga emrat që mund t’i bashkohen Manchester United janë Jadon Sancho i Borussia Dortmund, Musa Dembele i Lyon, Koulidau Kolibaly i Napolit, Saul Niguez i Atletico Madrid, dhe në fund, Paul Pogba do të qëndrojë.
Nëse Manchester United do të arrijë të ketë këtë formacion deri në vitin 2023, mbetet për t’u parë.
Portier: Henderson
Mbrojtës: Win Bissaka, Koulibaly, Harry Maguire, Luke Shaw
Mesfushorë: Fernandes, Saul, Pogba
Sulmues: Sancho, Rashford, Dembele