Procedohet penalisht presidenti i FIFA-s

Kreu i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino është proceduar penalisht për shkak se dyshohet të ketë pasur një takim në vitin 2017 me Michael Lauber, Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, i dorëhequr javën e shkuar.

Menjëherë u emërua një Prokuror Special, i cili po heton mbi takimin e zhvilluar dhe që ishte mbajtur i fshehtë. Pretendohet se prokurori Stefan Keller ka gjetur shkelje, ndërkohë që ish-Prokurori i Përgjithshëm Lauber kishte hetuar mbi akuzat për korrupsion që rëndonin mbi FIFA-n.

Në këtë çështje janë të përfshirë edhe të tjerë persona, mes tyre edhe Rinaldo Arnold, Prokurori i krahinës së Upper Valais. Të gjithë po procedohen penalisht dhe mbetet të shihet se çfarë është zbuluar konkretisht dhe a mjafton që të dënohen.


Shtuar 30.07.2020 15:39