Probleme të VAR, Barcelona – Eibar nis me vonesë duke irrituar tifozët (VIDEO)

Ndeshja mes Barcelonës dhe Eibar ka nisur disa minuta me vonesë për shkak të problemeve të sistemit VAR.

E planifikuar të startojë në ora 16:00, ndeshja mes kampionëve të La Liga dhe Eibar ka filluar në orën 16:07.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Barcelonës kanë protestuar kundër presidentit të klubit, duke tundur shamija të bardha, si simbol i pakënaqësisë.

Gjithashtu, dëgjoheshin brohoritjet ‘Bartomeu Dmissio’.

Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja pse ndeshja nisi me vonesë. Problemet me VAR-in ishin ato që bënë që loja të mos fillonte në kohën e duhur.

VAR-i dha dritën e gjelbër tek pas shtatë minutave, kur edhe gjyqtari dha sinjalin për fillimin e lojës.


Shtuar 22.02.2020 15:21