Prestigjozja gjermane e bën të kryer kalimin e Rashicës te Leipzig

Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për yllin e Konmbëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashicës.

Kjo falë formës së mirë që po kalon ylli kosovar me skuadrën e Werder Bremen, derisa ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.

Largimi duket i pashmangshëm në verë, mirëpo e përditshmja gjermane Bild raporton se RB Leipzig ka arritur marrëveshje në parim me 23-vjeçarin, ndërsa tani pritet të bindet edhe Werder Bremen.

Gazetari i njohur Ronnan Murphy, i njohur për burimet e tij me klubet gjermane, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, se Rashica ka arritur marrëveshje me Leipzig, gjithnjë sipas Bild.

Trajneri Julian Nagelsmann tashmë ka biseduar me Rashicën, derisa aktualisht ky operacion llogaritet t’i kushtojë klubit të RedBull rreth 20 milionë euro.

Rashica mund të zyrtarizohet te Leipzig, pas kalimit të Timo Werner te Bayern.


Shtuar 12.05.2020 09:33