Presidenti i Juventusit propozon hapjen graduale të stadiumeve për tifozët

Në Itali po mendohet që të lejohen një pjesë e tifozëve të ndjekin ndeshjet në stadiume.

Sipas mediave fqinje, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u ka propozuar 19 homologëve të Serisë A që të mundësojnë hapjen graduale të stadiumeve nga mesi i muajit korrik.

Fillimisht, mund të lejohen që të mbushen 10% e stadiumeve, më pas 25% duke garantuar ruajtjen e distancës sociale mes tifozëve.

Kjo ide po gjen vend në disa vende të Europës që kanë lejuar rifillimin e kampionatit si: Rusia, Polonia dhe Serbia, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Bullgaria po punojnë që ky plan të zbatohet


Shtuar 31.05.2020 17:40