Presidenti i Dortmundit – tifozëve: Haalandit do ti duhet kohë

Presidenti i Borussia Dortmundit, Reinhard Rauball, i ka paralajmëruar tifozët se yllit të ri të skuadrës, Erling Haaland, do t’i duhet kohë për ta arritur potencialin e tij dhe për t’u mësuar me klubin e ri. Për ta bërë këtë, ai u ka kërkuar tifozëve të kenë durim.

Sulmuesi norvegjez 19-vjeçar vendosi t;i bashkohet klubit të Bundesligës nga RB Salzburgu për 20 milionë euro, vetëm pak para se të mbyllej viti 2019, duke i refuzuar një numër të klubeve, përfshirë këtu Manchester Unitedin.

Rauball beson se Haalandi do të jetë një përforcim i mrekullueshëm për skuadrën e gjigantit gjerman, mirëpo u kërkoi tifozëve të kenë durim derisa adoleshenti ta gjejë formën dhe të përshtatet në Signal Iduna Park.

“Pikë së pari, ne nuk e kemi krijuar këtë lloj fame rreth tij. Së dyti, ai është vetëm 19-vjeçar”, ka thënë Rauball.

“Ma bëni një nder dhe jepini mundësi të zhvillohet si lojtar”.

Haaland – të cilin Manchester Unitedi kishte tentuar ta blejë këtë muaj – mund të debutojë për Dortmundin qysh në ndeshjen e së shtunës kundër Augsburgut.


Shtuar 15.01.2020 11:54