Në prag të derbit me Partizanin, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka dalë përpara gazetarëve, ku folur për sfidën e nesërme.
Nigeriani mundohet të mbajë ekipin me këmbë në tokë, duke u shprehur se nuk ka ndryshim të madh në krahasim me ndeshjet e tjera, por pranon se ndikon në moralin e ekipit.
None found
Ecuria pozitive? “Nuk ndryshon asgjë, është ndeshje e radhës për ne. Do futemi në lojë, si në çdo ndeshje që kemi bërë deri tani. Është e njëjta ndeshje si me të tjerat”.
Sa ndihet entusiazmi? “Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që lojtarët luajnë një derbi. Lojtarët janë me këmbë në tokë dhe do japim maksimumin në fushën e lojës”.
Nga Partizani te Partizani, çfarë ka ndryshuar? “Ka ndryshuar që lojtarët kanë fituar ndeshjet duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetëbesim, ka harmoni dhe ka shumë gjëra pozitive. Çunat nëse futen në fushë dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë”.
Ju nuk keni meritë vetëm Zoti ka? “Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti”.
Frikë? “Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim atë që kemi bërë deri tani do marrim maksimumin”.
Fitorja ndikon në rrjedhën e kampionatit? “Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje. Ka vetëm tre pikë kjo ndeshje. Tre pikë janë në çdo takim. Normalisht që te morali ndikon, por skuadra e ka krijuar mentalitetin tashmë”.
Kale dhe Torasa, gjendja e ekipit? “Mendoj që çunat do jenë gati deri nesër. Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm.”
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…