Arben Taravari pranon se e ka shqyrtuar mundësinë për t’u larguar nga drejtimi i Aleancës për Shqiptarët, por thotë se anëtarët e kryesisë së ngushtë janë në favor të vazhdimit të mandatit të tij në krye të partisë.
Gjatë emisionit “Click Plus”, Taravari u shpreh se një periudhë prej 10 vitesh është e mjaftueshme për një politikan që të jetë aktiv në politikë.
None found
“Brenda partisë nuk ka pasur dilema nëse duhet ta drejtoj unë apo jo, por dilemat kanë qenë të miat. Këtë çështje e kam ngritur në Kryesinë e ngushtë të partisë. Nuk bëhet fjalë se jam i pasigurt, por besoj se çdo politikan e ka një periudhë të caktuar gjatë së cilës duhet të jetë aktiv. Edhe publikisht kam thënë se 10 vjet janë të mjaftueshme për një politikan”, deklaroi Taravari.
Ai bëri të ditur gjithashtu se deri tani nuk ka asnjë kundërkandidat për postin e kryetarit të ASH-së. Sipas tij, largimi i mundshëm vetëm 6 muaj para zgjedhjeve do të ndikonte negativisht te anëtarësia e partisë.
“Nga ajo që shoh, nuk kam kundërkandidat, por edhe nëse shfaqet një i tillë, kjo është diçka e mirë. Unë po mendoj edhe për një alternativë të dytë: nëse nuk kandidoj, duhet të gjejmë një figurë konsensuale, të cilën ta mbështesim të gjithë. Ky është shqetësimi im kryesor. Nëse zgjedhjet zhvillohen pas 6 muajsh, tërheqja ime nuk do të ishte e dobishme apo e shëndetshme për partinë, pasi do të krijonte një lloj depresioni te anëtarësia. Kryetarit të ri do t’i nevojiten 1-2-3 vjet për ta konsoliduar anëtarësinë”, tha Taravari.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës. Komandantja…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.…
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…
Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në…
Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të…
Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga…