Pothuajse zyrtare, Milani transferon xhevahirin e Serie A

Sandro Tonali do të vishet kuq e zi në sezonin e ardhshëm.

Milani ka arritur marrëveshje me Brescian për transferimin e mesfushorit që ka qenë shumë i kërkuar në merkato.

Paolo Maldini dhe Celinio janë takuar gjatë mbrëmjes dhe e kanë finalizuar marrëveshjen.

Milani do t’i paguaj Brescias 10 milionë për huazim një vjeçar me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Lojtari do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me një pagë 2.2 milionë euro.

Në garë për Tonalin ishte edhe Interi por lojtari preferoi të transferohet te Milani.


Shtuar 30.08.2020 21:40