Pothuajse zyrtare, James Rodriguez braktis Realin për Premier League

James Rodriguez do të transferohet te Evertoni.

Sipas mediave angleze, mesfushori kolumbian ka arritur marrëveshje me klubin anglez.

Evertonit raportohet se do t’i paguajnë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim Real Madridit për lojtarin.

James te Evertoni do të bashkohet me trajnerin Carlo Ancelotti me të cilin ka punuar te madrilenët.

29-vjeçari pritet të prezantohet gjatë javës nga klubi anglez.


Shtuar 30.08.2020 17:15