Portieri i Liverpool: Në stërvitje kisha frikë Shaqirin, është magjistar i vogël

Portieri i tretë i Liverpulit, Andy Lonergan ka folur se cili ishte lojtari më i rrezikshëm tek skuadra angleze. Në mënyrë suprizuese Lonergan ka zgjedhur Xherdan Shaqirin.

Portieri i tretë i Liverpoolit thuri elozhe për futbollistin me origjinë nga Zhegra e Gjilanit.

“Kur mbërrita tek Liverpooli u befasova nga cilësitë e lojtarëve në skuadër. Të gjithë i përkasin një niveli të jashtëzakonshëm. Por më duhet të them të vërtetën, atij të cilit i frikësohesha në stërvitje ishte Shaqiri. Gjithmonë shpresoja që të qëlloja në një skuadër me të në stërvitje”.

“Ai është një magjistar i vogël. Shaqiri mund të bëjë çfarë të dojë më këmbën e tij të majtë”, tha Lonergan.


Shtuar 2.08.2020 20:35