“Pogbanë e kërkon Reali por do të shkojë te Juventusi”

Ish-futbollisti nga Mali, Mohamed Sisoko ka folur pët karrierën e tij, duke theksuar se Liverpuli dhe Juventusi kanë bërë që ai të rritet edhe si lojtar edhe si njeri.

35 vjeçari gjithashtu ka deklaruar me bindje se sulmuesi i Liverpulit Sadio Mane do të transferohet te Reali i Madridit, ndërsa mesfushori i Mançester Junajtid Pol Pogba do të kalojë te Juventusi.

Emergjenca koronavirus- Shqetësimi për të gjthë në këto momente nuk është futbolli, por gjetja e një zgjidhjeje për të mposhtur koronavirusin.

Pogba- Di që Zidani e dëshiron te Reali, mirëpo ai dëshiron të rikthehet te Juventusi. Kjo nuk varet vetëm nga Pogba, por dhe nga Mançester Junajtid duke qenë se ka një kontratë deri në vitin 2021.

Salah te Reali?- Jo, nuk mendoj kështu. Më shumë shikoj Manen si lojtar për Realin, sepse karakteristikat e tij janë pikërisht ato që dëshiron Zidani. Mendoj se Sadio Mane do të shkojë te Reali.


Shtuar 23.03.2020 16:30