Pogba bën kthesë “360 gradë”, dëshiron qëndrimin te United

Francezi ka më pak se një vit në marrëveshjen aktuale, megjithëse Manchester United mund ta zgjasë atë edhe për 12 muaj të tjerë, dhe trajneri i tyre Ole Gunnar Solskjar tha të mërkurën se shpreson që Pogba të qëndrojë edhe më gjatë.

United ende nuk i është afruar Pogbas një kontratë të re, por ka të ngjarë të fillojnë diskutimet me përfaqësuesit e tij në fund të sezonit.

Sportmail kupton se 27 vjeçari është i hapur për të vazhduar karrierën te Man Utd, pavarësisht se ka shprehur dëshirën në disa raste për t’u larguar që nga ribashkimi në vitin 2016.

Ai është inkurajuar të qëndrojë sidomos pas dëmtimit, duke krijuar një parteriship emocionues me Bruno Fernandes në skuadër, dhe aktualisht janë të pamposhtur për 16 ndeshje.


Shtuar 9.07.2020 06:52