Pochettino objektivi kryesor i sheikëve të Newcastle

Ish-trajneri i Tottenham, pa punë që nga nëntori i kaluar, është i prirur për një rikthim në Premierligë dhe dihet se është i interesuar për rolin.

Steve Bruce do të mbetet si menaxher deri në fund të sezonit aktual, megjithëse mbetet e paqartë se kur do të jetë kjo.

Gjasat janë që argjentinasi të merrte përsipër detyrën pasi të përfundonte sezoni.

Asnjë vendim nga Pochettino apo konsorciumi i mbështetur nga sauditët nuk pritet përpara se Premierliga të përcaktojë nëse do të lejojë marrjen e 300 milionë funteve të klubit nga Mike Ashley.


Shtuar 29.04.2020 13:10