Po “ngroh” stolin te Reali, Beckham tenton ta rrëmbejë te Miami yllin kolumbian

David Backham tashmë pronar i Inter Miami prej kohësh po vëzhgon emra të njohur në Europë për ti transferuar te skudra e tij. Së fundmi anglezi po sheh me kujdes situatën e James Rodriguez.

Beckham ndan një marrëdhënie të fortë me Perez, me të parin e Los Blancos që solli ish-kapitenin e Anglisë në ‘Santiago Bernabeu’ kur siguroi nënshkrimin e tij nga Manchester United në 2003.

Në të vërtetë, kuptohet se Perez është i gatshëm të negociojë për kolumbianin, duke e mbajtur derën hapur për shitjen e një lojtari që rrallë ka luajtur këtë sezon, shkruan Goal.

Burime të afërta kanë konfirmuar se 28-vjeçari do të largohet nga Spanja në përfundim të këtij sezoni.

Andaj, Beckham po bisedon nga afër për ta siguruar këtë transfer, që do ishte më i madhi në historinë e re të ekipit.


Shtuar 22.04.2020 12:32