Po mahnit Premierligën, Reali gati ta sjellë në “Bernabeu”

Ylli i Wolves, Adama Troare raportohet se po monitorohet nga Reali dhe Barcelona.

24 vjeçari po shijon një fushatë mahnitëse te Wolves, nën drejtimin e Nuno Espirito Santos pas pesë vitesh në Angli.

Spanjolli është dalluar gjithmonë për ritmin e treguar në lojë, por këtë sezon ka filluar të bëhet kërcënues edhe para golit, duke u bërë një nga lojtarët më të frishëm në Premierligë.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një transformim të jashtëzakonshëm të trupit të tij, duke shtuar shumë muskuj.

Mediet sportive raportojnë se lojtari mund të rikthehet në Spanjë, me Barcelonën dhe Real Madridin që përmenden si skuadra potenciale për transferimin e tij.

Transferimi te Real shihet si opsion më i mundshëm, si zëvendësues i Gareth Bale, që ndodhet pranë largimit.


Shtuar 6.02.2020 14:51