Po mahnit botën, Haland çudit me deklaratën mbi të ardhmen e tij

Talenti norvegjez Erling Haland ka zbuluar se ai nuk do largohet nga Borusia Dortmund në merkaton e verës.

Sulmuesi impresionoi Europën me performancat e tij me Salzburgun në gjysmën e sezonit dhe më pas në janar siguroi transferimin në Gjermani tek Dortmund.

Norvegjezi ka qenë i lidhur me shumë skuadra të mëdha si Juventus, Mançester Junajtid apo Real Madrid. Në një intervistë për “WAZ” Haland u shpreh:” Unë jetoj të tashmen.

Unë sapo kam mbërritur në Dortmund dhe nuk po mendoj të largohem. Dortmund është një nga klubet më të mëdha në botë.Kam nënshkruar një kontratë të gjatë dhe nuk mendoj për të ardhmen.

Unë dua të arrij diçka të madhe me Dortmund, jo të qëndroj gjithmonë i dyti. Dua ta fitoj titulin sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Erling Haland.


Shtuar 26.06.2020 12:32