Po kalojnë moment pozitiv, Sarri: Diçka ka ndryshuar mes Ronaldos dhe Dybalas

Ronaldo dhe Dybala të dy shënuan gola mahnitës individual ndërsa kampionët e Italisë Juve vazhdojnë të jenë katër pikë përpara në Serie A me një fitore 3-1 në Genova.

Ka pasur dyshime nëse Ronaldo dhe Dybala mund të komponoheshin në të njëjtin formacion, por ata kanë shënuar rregullisht pas rifillimit të kampionatit.

Sarri lavdëroi dyshen pas ndeshjes, duke i thënë Sky Sport Italia: “Diçka ka ndryshuar në drejtim të lëvizjeve, por ata kanë mësuar të kërkojnë njëri-tjetrin më shpesh”.

“Ata e kanë kuptuar se duke përfituar nga njëri-tjetri, të dy korrin sukses. Është diçka që e kam parë edhe në stërvitje”.


Shtuar 1.07.2020 06:57