Plasin polemikat në Man United-Tottenham, Lamela godet Martialin dhe të kuqin e merr francezi (VIDEO)

Polemika të mëdha kanë plasur në supersfidën Manchester United-Tottenham.

Në minutën e 30 të ndeshjes një përplasje ka ndodhur në zonën e “djajve të kuq”.

Kur Spurs ishin gati të ekzekutonin një goditje nga këndi, Lamela godet në fytyrë Martialin, i cili nuk përton t’ja kthejë me të njëjtën monedhë.

Por pavarësisht se ishte lojtari i Tottenham-it ai që nisi gjithçka, në fund ia ka hedhur paq. Arbitri merr vendimin dhe ndëshkon me karton të kuq vetëm Martial, duke e lënë United-in me 10 futbollistë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Epërsia numerike më pas ka dhënë edhe e efektet e saj, teksa nga 1-2 shifrat kanë shkuar në 1-5 për ekipin e Moirinho-s, i cili po shkatërron kështu ish-skuadrën e tij.


Shtuar 4.10.2020 17:08