“Pirlo është një b*astard”, deklarata e çuditshme e Cannavaros

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, e ka quajtur me shaka ish-bashkëlojtarin e tij, Andrea Pirlon, një “b*stard”, duke shtuar se ish-mesfushori legjendar është shumë i lirshëm sesa duket në publik.

Edhe pse dy futbollistët luajtën për Interin dhe Juventusin, rrugët e tyre nuk u takuan asnjëherë në nivelin e klubeve, edhe pse ata shpeshherë ishin shok skuadre në Kombëtaren e Italisë.

Suksesi i tyre më i madh ishte triumfi në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006 kundër Francës.

“Ai është një b*stard – unë kam të drejtë ta them këtë! Andrea është i mençur dhe qesharak. Ai bën shumë shaka, siç duket ai nuk është koprrac. Është shumë argëtuese të rrish me të”, ka thënë mbrojtësi italian, i cili i dha fund karrierës në vitin 2011.


Shtuar 2.05.2020 17:23