Pique në gjemba, vjen oferta nga klubi i befasishëm

Gerard Pique ka ofertë për largim nga Barcelona.

Gerard Pique mund të largohet nga Barcelona.

Qendërmbrojtësi spekulohet se mund të jetë në mesin e futbollistëve që nuk zënë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

“Libero” raporton se ish mbrojtësi i Manchester United ka ofertë për rikthim në Premierligë.

Fulham – skuadër e rikthyer në elitën e futbollit anglez – ka paraqitur ofertë për transferimin e Piques, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pique ende nuk ka vendosur, e ardhmja e tij mbetet për t’u sqaruar.


Shtuar 20.08.2020 08:33