Categories: Uncategorized

Pique: Na kanë bërë mirë eliminimet nga Roma dhe Liverpooli

Gerrard Pique i ka befasuar të gjithë në konferencë për media të hënën mbrëma, një ditë para përballjes me Napolin në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës mendon se eliminimit me përmbysje nga ana e Romës në vitin 2018 dhe Liverpooli në vitin 2019 – vetëm sa e kanë forcuar skuadrën.

Të lidhura

None found

Në të dy rastet, Barcelona po fitonte me rezultate bindëse, 4-1 dhe 3-0, por në sfidat e kthimit kishte pësuar humbje drastike 3-0 dhe 4-0, për t’u eliminuar nga Champions League.

“Makthet me Romën dhe Liverpoolin? Nuk do t’i harrojmë kurrë, pasi kanë qenë një pjesë e karrierës tonë. Ajo që mendoj është që edhe nga këto humbje duhet të gjesh gjëra pozitive. Besoj se çdo gjë që do të vijë tani, ne do të jemi gati për ta përballuar. Ndoshta na kanë bërë mirë ato dy eliminime, pasi jam i sigurt që kemi mësuar shumë”, ka deklaruar Pique.

Ai thotë se ndeshja me Napolin s’do të jetë e lehtë. “Nápoli është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit. Nuk e nisi mirë sezonin, por tani janë më mirë. E kanë mposhtur Liverpoolin, Juventusin. Duhet të jemi të vëmendshëm për të evituar frikën”.

të fundit

Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë, nis verifikimi i dokumenteve

Marina italiane ka kryer një operacion inspektimi ndaj një tankeri rus të lidhur me të ashtuquajturën "flotë në hije", në…

1 minute ago

QMK: Nga 13 zjarre të evidentuara në vend, pesë vazhdojnë të jenë aktive

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, është rritur edhe numri i zjarreve në hapësira të…

5 minutes ago

Rrudhani realizon golin e parë sezonal, Sioni triumfon 3:0 kundër Luzernit

Donat Rrudhani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar golin…

14 minutes ago

Aksident i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, plagoset 1 person

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy…

22 minutes ago

Jealousy Leads to Tragedy in Italy: 43-Year-Old Mistakes Motorcyclist for Ex-Girlfriend’s Partner and Fatally Rams Him

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një 43-vjeçar dyshohet se vrau…

25 minutes ago

Pse Mercedes-Benz përdorte drita të pasme me sipërfaqe të valëzuar

Dizajni i dritave të pasme në makinat e vjetra të Mercedes-Benz i bënte ato të dalloheshin menjëherë, por forma e…

25 minutes ago