sport

Pique: Pedri do të jetë lojtari më i mirë në botë, Haaland-Mbappe? Vështirë të zgjedh

Gerard Pique ka bërë një sërë titujsh për mediat në një intervistë me Gary Neville për “Sky Sports”.

Mbrojtësi i Barcelonës diskutoi një sërë temash të tjera me ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United, dhe filloi duke dhënë një përmbledhje të shkëlqyer të Pedrit.

Të lidhura

None found

“Pedri ka shumë shanse për të qenë lojtari më i mirë në botë”, tha Pique.

“Gavi gjithashtu është shumë i mirë për moshën e tij. Ne kemi talente të mëdha këtu në Barcelonë tani. Ata duhet të rriten, por tani janë shumë të mirë.”

Neville më pas e pyeti Piquen se kë preferon nga dy lojtarët e rinj më emocionues në futbollin botëror, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Unë mendoj se ata janë dy nga lojtarët më të mirë për momentin. Ata janë shumë të rinj, kanë potencialin për të fituar Topin e Artë. Unë mendoj se Haaland është më shumë një sulmues i pastër, shumë i fortë, ai shënon shumë gola.

Kylian Mbappe është më shumë një lojtar i kompletuar, ai mund të luajë si anësor dhe sulmues. Të dy janë shumë të mirë. Nuk pata mundësinë të luaj kundër Haaland, luajta kundër Mbappe. Vështirë për të zgjedhur.”

Pique u pyet nëse Cristiano Ronaldo ishte më i mirë në Manchester United apo Real Madrid.

“Mendoj se te Manchester United, Cristiano Ronaldo luajti më shumë si anësor, kështu që ai ishte më i fokusuar në shfaqje spektakolare”, tha Pique.

“Në Madrid ai filloi të luante si sulmues, ai ishte një tipar, ai shënoi kaq shumë gola dhe ai ishte kaq i rëndësishëm për Real Madridin për të fituar Ligën e Kampionëve dhe disa liga.

“Është e vështirë të zgjedhësh. Ndoshta te Real Madrid, pasi ai fitoi më shumë tituj”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

37 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

52 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago