Categories: sport

Rrudhani realizon golin e parë sezonal, Sioni triumfon 3:0 kundër Luzernit

Donat Rrudhani e ka hapur me gol sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.

Mesfushori ofensiv kosovar luajti rol të rëndësishëm në fitoren bindëse 3:0 që Sioni arriti në shtëpi ndaj Luzernit, në kuadër të javës së dytë të Superligës zvicerane.

Të lidhura

None found

27-vjeçari kaloi vendasit në epërsi që në minutën e nëntë, duke zhbllokuar rezultatin. Ai vazhdoi të luante deri në minutën e 63-të, kur u largua nga fusha si zëvendësim.

Në të njëjtën minutë përfundoi paraqitjen edhe bashkëlojtari i tij, Rilind Nivokazi. Ndërkohë, Sionit i munguan dy futbollistët e tjerë kosovarë, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, për shkak të lëndimeve.

Për Luzernin, në portë u paraqit portieri shqiptar Simon Simoni.

Sioni siguroi tri pikë të rëndësishme me këtë triumf, kurse Rrudhani, duke shënuar që në fillim të sezonit, dëshmoi formën e mirë që po kalon.

të fundit

Berisha: Droga është burim i së keqes, ka shtrenjtuar jetesën dhe dëmtuar prodhimin vendas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke…

6 minutes ago

Juristët paralajmërojnë kundër ndërhyrjes politike në Speciale: Kosova mund të paguajë shtrenjtë

Seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës, e cila zgjati gati 12 orë, përfundoi pa u shqyrtuar projektligji që…

13 minutes ago

Rama prezanton projektin hekurudhor Durrës–Prishtinë te sipërmarrësit japonezë: Shqipëria dhe Kosova kërkojnë përfshirjen e Japonisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova janë të interesuara për përfshirjen e Japonisë në projektin…

18 minutes ago

Gërvalla viziton zyrën për mbrojtjen e viktimave dhe u kërkon qytetarëve të raportojnë dhunën

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ku është takuar me koordinatorin e kësaj…

35 minutes ago

Shqipe Selimi kundërshton vendimin në Hagë: Dënimet ndaj Thaçit, Fazliut, Smakajt dhe Kuqit janë të padrejta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,…

36 minutes ago

Kosova U19 përfundon kualifikueset e Evropianit pa fitore

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19, nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë në kualifikueset për Kampionatin Evropian U19.Pavarësisht që…

40 minutes ago