Pezullimi i ndeshjeve për shkak të koronavirusit, skuadra angleze paralajmëron që mund të falimentojnë

Koronavirusi ka bërë që ndeshjet në futbollin anglez të pezullohen mirëpo kjo gjë duket se do të ketë pasoja më të mëdha.

Presidenti i Burnley, Mike Garlick ka paralajmëruar se nëse sezoni do të anulohet ata mund të falimentojnë.

Sipas tij skuadra e Burnley mund të humbas 50 milionë euro nëse kjo situatë vazhdon.

Kurse ende nuk është bërë e qartë se kur mund të rifilloj përsëri sezoni në ligën angleze.


Shtuar 5.04.2020 06:24