Përzgjidhet formacioni më i mirë i viteve 2000 në Serie A

Pasi ndërtoi formacionet më të mira të viteve ‘80 dhe ‘90, faqja “Gentleman Ultra” ka zgjedhur dhe formacionin më të mirë për vitet 2000 në Serinë A, si dhe trajnerin e këtij formacioni.

Në lidhje me ndërtimin e 11-shes më të mirë kanë kontribuar fansat në Twitter, të cilët kanë votuar për më të mirin në çdo pozicion.

Ata kanë vendosur që të zgjedhin si trajner të këtij super ekipi Carlo Ancelottin.

Kështu në portë është zgjedhur Gianluigi Buffon.

Në mbrojtje janë Cafu, Nesta, Canavaro dhe Maldini.

Në mesfushë është Daniele De Rossi, Andrea Pirlo dhe Ricardo Kaka.

Sulmi i është besuar Francesco Tottit, Andriy Shevchenkos dhe Alesandro Del Pieros.


Shtuar 6.05.2020 18:33