Përtej të gjitha problemeve, Barcelona thyen rekord në Youtube

Barcelona ka qenë një nga skuadrat më të popullarizuara në kohën e teknologjisë moderne dhe rrjeteve sociale.

Sukseset që pati në dy dekadat e fundit e kanë bërë atë në krye të listës me ndjekës në shumicën e platformave.

Kanali i tyre në Youtube, mbrëmë ka kapur shifrën e 10 milionë “subscribe”.

Kështu, Barcelona bëhet skuadra e parë që arrin të kap numër tetë shifror në këtë platformë.


Shtuar 10.09.2020 08:34