Për të tetën herë, Lewandowski shpallet lojtari më i mirë në Poloni

Robert Lewandowski wshtw krenaria e Polonisw nw vitet e fundit, absolutisht njw nga lojtarwt mw tw mirw nw historinw e Polonisw pwr mos thwnw mw i miri.

Ylli i Bundesliga, i cili aktualisht luan me skuadrën e Bayern Munich, është shpallur lojtari i vitit në Poloni, për të tetën herë radhazi.

Këtë çmim, Lewa e ka pranuar nga ‘Pilka Nozna’. Çmimi i takonte Lukasz Fabianskit, i cili ndëprente serinë e shtatë fitoreve radhazi të Lewas, vitin e kaluar.

Ylli i Bayern ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Polonisë, duke e ndihmuar me gjashtë gola në nëntë ndeshje kualifikuese, duke marrë një biletë për Euro 2020.

Në nivel klubesh, Lewandowski numëronte 48 gola në vitin 2019.


Shtuar 3.02.2020 08:58