Për pak ditë mbush 40 vjeç, veterani turk lajmëron pensionimin nga futbolli

Emre Belözoğlu tërhiqet nga futbolli. Këtë e bëri të ditur Fenerbahçe përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare. Emre Belözoğlu gjatë karrierës së tij luajti edhe në Itali, tek Interi, nga 2001 deri 2005, ku shënoi 79 paraqitje dhe tre gola. Gjatë sezonit të kaluar ai u kthye te Fenerbahçe dhe tani ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”.

“Ka emra, të gdhendur jo vetëm në fanellë , por në emblemë, të gdhendur në historinë e klubeve, që janë përgjithmonë të paharrueshëm. Kapiteni ynë Emre Belözoğlu njoftoi se sot është tërhequr. Ai e shkroi emrin e tij mes të paharruarve me karrierën, arritjet dhe veprimet e tij. Falënderojmë Kapitenin tonë të Madh …,” shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Fenerbahces.


Shtuar 15.08.2020 18:57