Për Maldinin, Donnarumma është portieri më i mirë në botë

Portieri i Milan, Donnarumma, është cilësuar si portieri më i mirë në botën e futbollit, nga Paolo Maldini.

Krejt këto komente pozitive për portierin italian kanë ardhur pas ndeshjes që Milan e fitoi mbrëmë kundër skuadrës së Romës.

“Është obligimi i Milan për të provuar që ta mbajnë në skuadër një lojtar të rëndësishëm si Gigio, për atë që ai përfaqëson si simbol, një lojtar që erdhi nga akademia, dhe sipas opinionit tim, sepse është portieri më i mirë në botë”, ka thënë Maldini për ‘DAZN’.

Donnarumma kohë më parë ka thënë se dëshiron qëndrimin në ‘San Siro’, por tashmë që kontrata e tij po afrohet me fundin, negociatat nuk janë as afër.

Portieri italian gëzon vëmendjen e skuadrave të mëdha, një nga to që është Paris Saint Germain.


Shtuar 29.06.2020 06:52