“Pep u tradhtua nga lojtarët”, zbulohen prapaskenat e humbjes ndaj Realit

Real Madridi mposhti Bayern Munchen e Pep Guardiolës 4-0 në Champions League. Një humbje që djeg shumë në kampin bavarezë, por ish-ndihmësi i spanjollit, Domenec Torrent ka treguar se faji ishte i futbollistëve që vunë në dyshim skemat e Pepit.

“Ideja e Pepit në ndeshjet ndaj Realit ishte të ruanim qetësinë, të shikonim taktikat e kundërshtarit dhe të hidheshim në sulm. Disa lojtarë donin që të sulmonim direkt dhe të hidheshim në sulm dhe nisën gabimet. Gabuam në mbrojtje dhe në gjithë fushën.

“Mbase me idetë e Pepit mund të humbisnim sërish 4-0 ose 5-0, por ku i dihet”, – tha ai për Kicker. Një moment që ndoshti vendosi dhe të ardhmen e spanjollit në krye të stolit të legjendarëve të Gjermanisë.


Shtuar 12.05.2020 19:35