Pep Guardiola braktisin skuadrën pas humbjes ndaj Lyon në Champions

Mbrojtësi i majtë, Oleksandr Zinchenko tha që kur ndeshja me Lyonin mbaroi, Guardiola nuk erdhi fare te dhomat e zhveshjes.

Trajneri ishte shumë i irrituar sa nuk dëshironte të na fliste fare tha mbrojtësi në një video të publikuar në YouTube.

“Ai nuk erdhi në dhomat e zhveshjes ,nuk na foli fare për ndeshjen,po çfarë tjetër mundet të thuhet kur gjithçka është e qartë.”

“Ata e donin fitoren më shumë sesa ne, kjo është gjithçka,” tha Zinchenko

Guardiola qëkur është larguar nga skuadra e Barcelonës ka dështuar të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Sheikët i kanë plotësuar të gjitha kërkesat që trajneri Guardiola ka pasur te Man City duke shpenzuar gati 1 miliardë euro blerje, por trofeu më i lakmuar i europës ka munguar .


Shtuar 23.08.2020 11:53