“Pastrohet” Barcelona, 17 lojtarë me valixhe në duar

Skuadra e Barcelonës nuk po kalon në ditë e saj më të mira, që nga enjta kur Bayernin e mposhti atë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të thellë në 2:8.

Menjëherë pas kësaj ndeshja, gazetar të njohur të sportit lajmëruan se Setien nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, gjithashtu u shkarkua nga detyra e drejtorit sportiv edhe Eric Abidal.

Ndërkaq, gazeta e njohur “SPORT” mëson se edhe 17 lojtarë të Barçës mund të largohen nga skuadra katalanese, duke përfshirë futbollistët si De Jong, Lenglet dhe Ter Stegen. E sa i përket Messit ende nuk ka ndonjë zhvillim.


Shtuar 16.08.2020 06:56