Lojtari i Romës, Javier Pastore, nuk është aspak optimist sa i përket rikthimit të futbollit.
Përhpaja e shpejtë dhe e madhe e koronavirusit ka bërë që thuajse të gjitha aktivitetet sportive të pezullohen për një kohë të pacaktuar.
Të lidhura
None found
Me Italinë si vendin më të goditur nga Covid19, edhe Serie A bën pjesë në kampionatet e suspenduara. Planifikohet që kampionati të fillojë më 3 ose 9 maj, por me situatën që po krijohet në Itali, vështirë se do të ndodh një gjë e tillë.
Kështu mendon edhe Javier Pastore, asi i Romës, i cili e sheh si të pamundur përfundimin e këtij sezoni.
“Do të shohim nëse luajmë përsëri këtë sezon, apo tjetrin. Të jem i sinqert, unë mendoj se do të jetë e pamundur të mbyllet ky sezon, pasi duhet së paku 20-30 ditë stërvitje që të jemi gati” ka thënë argjentinasi.
“Të gjithë skuadrat do të humbin para, por mendoj është e pamundur të rifillohet aty ku e kemi lënë. Do të thoshte të përfundojmë më vonë dhe më vonë, duke shtyrë kështu fillimin e kampanjës tjetër” shtoi argjentinasi.
Disa nga top pesë ligat evropiane pritej të rifillonin më 2 prill. Por, ka vende si Spanja që veçse kanë nisur valën e të prekurve dhe po iu ikën nga dora, që do të thotë se mund të shtyhet për më larg data e rifillimit.
