Pasi u shkatërruan nga Tottenham, Man City provokon keq Man United në Twitter

Manchester United u shkatërrua sot në Old Trafford 1-6 nga Tottenham duke i rikthyer hijet e së shkuarës, shkruan Albeu.com.

Kjo në fakt nuk i ka shpëtuar rivalëve të qytetit Man City të cilët përmes Twitter kan provokuar Man Utd duke shkruar: “Një pasdite e paharrueshme në Old Trafford”, bashkangjitur foton e Tottenham.

Në fakt Qytetarët i kujtojnë Man Utd fitoren 1-6 në sezonin 2011-2012. /albeu.com/


Shtuar 4.10.2020 19:52