Pas videos së Georginës si sirenë, të gjithë po e quajnë Cristianon me fat (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, filloi përgatitjet për sezonin e ri. Portugezi është rikthyer në Torino pas pushimeve luksoze që kaloi në vendlindjen e tij së bashku me familjen.

35-vjeçari është thjesht me fat sepse bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, është thjesht mahnitëse. Bukuroshja postoi se fundmi një video në “Instagram”, ku shfaqet duke notuar nën ujë.

Georgina, e cila nuk nguron të postojë foto provokuese në rrjetet sociale, këtë herë ngjan fiks si një sirene deti.

Çifti është në një marrëdhënie të shkëlqyer dhe këtë e tregojnë shpesh me postimet e dedikuara për njëri -tjetrin.


Shtuar 8.09.2020 12:31