Pas takimit me Bartomeun, Jorge takohet me Messin, lojtari ka marrë vendimin final

68 minuta ka zgjatur takimi mes Lionel Messit dhe babait të tij në qytetin e Barcelonës.

Situata e tij ka ndryshuar që pas takimit të djeshëm të Jorge me presidentin e Barcës, Josep Maria Bartomeu. Tani mundësia që ai të qëndrojë në ‘Camp Nou’ është rritur.

Gjithsesi, mediet atje raportojnë se takimi mes Messit dhe babait të tij Jorge sapo ka përfunduar – me lojtarin që ka marrë vendimin përfundimtar.

Mbetet të shihet shumë shpejt se kur vet argjentinasi do të komunikojë vendimin për të ardhmen e tij.

Babai i Messit u largua menjëherë nga shtëpia e tij.


Shtuar 3.09.2020 13:45