Pas stërvitjes së paradites me Barcelonën, Suarez niset për në Itali

Luis Suarez është stërvitur sot në mëngjes nën urdhrat e Ronald Koemanit. Por, menjëherë pas stërvitjeves, sulmuesi uruguajan ka marrë rrugën për në Itali.

Në orën 13:15 ai ka fluturuar në Perugia nga aeroporti “El Prat”. Fluturimi i Suarezit lidhet më së shumti me kalimin e tij te Juventusi.

Lojtari duket se nuk do të durojë më injorimin e Koemanit dhe do të ndërrojë ambient. Suarezi nuk është ftuar fare në miqësoren e djeshme që Barcelona e luajti ndaj Gironas./


Shtuar 17.09.2020 13:09