Pas Liverpool, ”luftës” për yllin e Barcelonës i shtohet një tjetër skuadër

Pas interesimit të Liverpool, tani në garë për Ousmane Dembele duket se hyrë edhe skuadra londineze e Arsenal.

Talenti francez për momentin është i dëmtuar për të 10-tën herë dhe mesa duket Barcelona është ngopur me këtë gjë dhe ka vendosur që ta shesë.

Një hap para duket të jetë Liverpool e cila ditë më parë u shpreh e gatshme që të dhuroj plot 80 milionë euro për shërbimet e tij, shifër kjo e kënaqshme dhe për katalanasit.

Dembele i kushtoi Barcelonës 125 milionë euro dhe aktualisht është lojtari më i shtrenjtë në skuadër dhe i dyti në histori pas Coutinhos.


Shtuar 29.03.2020 18:55