Pas James, te Reali edhe 4 futbollistë të tjerë kërkojnë klube të tjera

Real Madrid është duke punuar në largime të futbollistëve gjatë këtij afati kalimtar të verës.

James Rodriguez e zyrtarizoi largimin e tij nga Real Madrid duke u transferuar në Everton.

Por, ylli kolumbian pritet të jetë vetëm një nga futbollistët e njohur që do të ndahet nga Los Blancos.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka filluar të punojë rreth largimeve të tjera, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gareth Bale, Mariano, Reguilon dhe Borja Mayoral janë futbollistët e radhës të cilëve Real Madrid është duke u kërkuar një klub, para mbylljes së këtij afati kalimtar.


Shtuar 9.09.2020 06:39