Pas gjysmë ore takim me Busquets merret vendimi nga Koeman

Ronald Koeman po vazhdon bisedimet me të gjithë lojtarët e Barcelonës të cilëve po ua tregon individualisht planet e tij për sezonin e ardhshëm. Radhën sot e kishte Sergio Busquets.

Koeman i ka treguar mesfushorit spanjoll se nuk e ka në listë të shitjes, por që nuk do të jetë startues në ekipin e tij. Holandezi i ka bërë të qartë mesfushorit se në ekipën e parë të tij do të jetë De Jong dhe jo ai.

Në takimin 30 minutësh, Koeman ka thënë se sistemi i tij do të bazohet më shumë në lojën e De Jong e Pjanic, dhe se në shumicën e kohës Busquets do të jetë rezervist.

Mbetet të shihet tani vendimi i Busquets për të ardhmen pas këtij paralajmërimi të “frikshëm” nga Koeman.


Shtuar 25.08.2020 12:02