Pas “divorcit” me Ferrarin, Vettel refuzon marrëveshjen me McLaren

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Ferrari, pas fundit të këtij sezoni.

‘Kokëkuqja’ reagoi menjëherë dhe arriti marrëveshje me Carlos Sainz. Flitej për një ‘shkëmbim’ që do ta dërgonte Vettel te McLaren, por gjermani ka refuzuar një gjë të tillë.

‘F1-Insider’ raporton se Vettel ka refuzuar një marrëveshje me McLaren, më herët gjatë kësaj dite.

Makina e britanikëve thuhet të mos ketë bindur pilotin gjerman.

Ndërkohë, ka raportime që thonë se Sebastian Vettel mund të kalojë te Mercedes, ku është edhe më i miri i F1 aktualisht, Lewis Hamilton.


Shtuar 14.05.2020 13:31