Në fillim, “shuplaka” e Chiellinit (“Felipe Melo ishte më i keqi. Ai gjithmonë rrezikonte të bënte sherr. Ua thashë drejtuesve: është një mollë e kalbur”), por menjëherë vjen dhe përgjigjja e brazilianit, një ish-shok i ekipit tej Juvja:
“Atij i shpëtonte gjithmonë në brekë”, – reagoi lojtari i Palmeirasit për Gazzetta.it –”Ndoshta “ky mbrojtës” është ende i zemëruar me mua për shuplakat e marra në Ligën e Kampionëve (Juvja u eliminua nga Galatasaray) ose për Kupën e Konfederatave të vitit 2009”.
Me pak fjalë, mes dy ish-shokëve të skuadrës fluturojnë shigjetat:
“Kur isha në Torino, i kam respektuar të gjithë: shokët e mi të skuadrës, drejtuesit,” – vijoi më tej Melo, duke folur për periudhën e tij si bardhezi, së cilës i referohej Chiellini në librin e tij. – “Megjithatë, nuk kam pikë respekti për të. Dhe nuk do të kem kurrë. Dhe pastaj, më vjen keq, sepse është shumë e lehtë për të folur keq për të tjerët nëpërmjet një libri. Ndoshta “ky mbrojtës” është akoma i çmendur sepse kur shkova në Galatasaray ne i nxorëm jashtë Championsit. Ose sepse atëherë Interi fitoi gjithçka dhe dhe dihet që jam një tifoz zikaltër. Ai kështu është, bën gjithmonë fenomenin … Dhe një gjë tjetër vjen në mendje: ne mundëm Italinë 3-0 në Kupën e Konfederatave të vitit 2009, e cila u fitua më pas nga Brazili. Në nivel ndërkombëtar, ai nuk ka fituar asgjë. Kështu që dua ta mbyll këtu. Duke thënë gjëra të tilla ka treguar se është joprofesional. Kjo është mungesë respekti. Nuk shtoj asgjë tjetër, gjëra të caktuara duhet të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes.”