Partizani në festë rikthehet, rikthet ylli i skuadrës për Tiranën

Partizani do të luaj me Tiranën të premten në stadiumin “Air Albania” derbin e kryeqytetit i cili pritet të jetë përcaktues për skuadrën kampione në fuqi në Kategorinë Superiore.

Të kuqtë do të vuajnë mungesën e Lorenc Trashit të dëmtuar por në urdhërat e trajnerit Adolfo Sormani është bashkuar Esat Mala, i cili prej disa muajsh ishte “i degdisur” te Partizani B. Duket se drejtuesit dhe mesfushori i kanë zgjidhur mosmarrëveshjes, që i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të kuq.

Mala ishte një nga lojtarët më të mirë të Partizanit vitin e kaluar. Talenti shqiptar i ka shënuar një sezon më parë bardhebluve duke ndihmuar ekipin e tij të mposht rivalët e përjetshëm.


Shtuar 26.02.2020 17:03