Lucas Paqueta erdhi me shumë bujë tek skuadra e Milanit duke rikthyer në memorien e tifozëve kuqezi se do të ecte në gjurmët e Ricardo Kakas.
12 muaj më vonë braziliani është jashtë planeve të trajnerit Stefano Pioli pasi me modulin 4-4-2, Paqueta e ka të vështirë të luaj titullar.
Siç raporton “SportItalia” Fiorentina është shumë pranë Paquetas.
Orët në vijim pasi dita e sotme përkon edhe me mbylljen e merkatos së janarit pritet të jenë intensive dhe domethënëse për të ardhmen e 22 vjeçarit.