Panik te Milani, kapiteni kërkohet nga Lazio

Milanit po i rrezikohet kapiteni i skuadrës.

Milan mund të mbetet pa shërbimet e kapitenit të skuadrës, Alessio Romagnoli.

‘Tuttosport’ shkruan se Lazio kanë kontaktuar lojtarin italian, i cili gjithmonë ka përkrahur ‘Biancocelesti’.

Romagnoli u rrit në akademinë e Romës dhe u shit te Milan për 25 milionë euro në vitin 2015, por asnjëherë nuk ka fshehur dashurinë për Lazion.

Simone Inzaghi dhe Claudio Lotito janë duke përgatitur planin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit për sezonin e ardhshëm.

Romagnoli do të ishte një humbje e madhe për Milan, por një ndihmë e madhe për romakët.


Shtuar 4.04.2020 18:16