Olainka vazhdon ngjitjen në karrierë, tani kërkohet nga klubi i njohur i Bundesligës

Peter Olainka është padyshim një nga sulmuesit më të mirë, që ka luajtur ndonjëherë në vendin tonë. Nigeriani u soll në Shqipëri nga Bylisi, që ia shiti Skënderbeut për 30 mijë euro. Korçarët arritën ta mbajnë në skuadër Olainkën për dy sezone, derisa ai arriti formën më të mirë dhe u shpall golashënues i Kategorisë Superiore.

Në verën e vitit 2016 Skënderbeu bëri shitjen më të shtrenjtë të bërë ndonjëherë nga një klub shqiptar, duke tranferuar Olainkën te Gent në Belgjikë për plot 1.1 milionë euro. Aventura e Olainkës te belgët nuk shkoi në mënyrën e duhur dhe pas dy vetësh huazime, u shit te Slavia Praga në Çeki për 3.2 milionë euro.

Olainka ka arritur të kthehet në formën e tij më të mirë, duke luajtur në Champions League (i shënoi Interit) dhe tani ka tërhequr interes nga një kampionat si Bundesliga.

Mësohet se Shtutgart është klubi i interesuar për yllin e Sllavia Pragës. Ky klub sapo është kthyer në Bundesliga dhe kërkon të vazhdojë qëndrimin e tij në elitën e futbollit gjerman. Klubet janë në tratativa për Olainkën dhe çekët nuk e lënë të lirë për më pak se 4.5 milionë euro. /vipsport.al/


Shtuar 5.08.2020 16:11