Ofertë e pazakontë, një televizion tenton Alexandro Paton

Ofertë e pazakontë për një futbollist, i cili ende nuk e ka mbyllur karrierën. Sulmuesi Alexandre Pato, rreth tre javë pasi është larguar nga Sao Paulo, ka marrë një propozim nga televizioni brazilian SBT.

Ata e duan ish-futbollistin e Milanit si ekspertin e tyre televiziv për ndeshjet e Copa Libertadores. Pato duhet të komentojë ndeshjet gjatë kohës që është lojtar i lirë.

Sigurisht bëhet fjalë për vetëm disa ndeshje, pasi së shpejti sulmuesi do të nënshkruajë me klubin e ri.


Shtuar 11.09.2020 07:35