Oferta nga Turqia për yllin e Kukësit, kaq mund të përfitojnë veriorët

Ofertë nga Turqia për Eduart Rrocën. “Panorama Sport” raporton se në drejtim të Kukësit ka ardhur një ofertë prej 130 mijë eurosh për kartonin e mesfushorit dhe gjasat janë që ai të largohet nga verilindorët pas ndeshjes së turit të dytë në Europa League ndaj Wolfsburgut.

Emisarë të klubit turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur e kanë ndjekur nga afër Rrocën në ndeshjen e turit të parë të Europa Leagues ndaj Slavias së Sofjes ku 27-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë.


Shtuar 9.09.2020 13:45